Departamenti Amerikan i Shtetit inkurajohet që institucionet e Kosovës do të shqyrtojnë ngjarjen lidhur me shtetasit turq.

Sipas Zërit të Amerikës, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, tha se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, – tha zëdhënësi, – janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.

Për pyetje të tjera, – tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, – mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë.

 

Top Channel