Do të luhen ditën e mërkurë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, për të cilën dy çiftet janë Skënderbeu-Flamurtari dhe Laçi-Kukësi.

Në çiftin e parë, korçarët vijnë në këtë ndeshje në një situatë të vështirë, pasi vendimi i UEFA-s për t’i penalizuar ka dhënë efekt. Përpos kësaj, Daja në këtë ndeshje do të luajë thuajse pa të gjithë repartin e mbrojtjes, pa Osmanin, Radas dhe Vangjelin.

Gjithashtu aspak e mirë mbetet situata edhe tek Flamurtari, humbja e fundit me Kukësin në kampionat solli lëkundje të stolit, megjithatë Shpëtim Duro është i rikonfirmuar.

Kukësi, pas konsolidimit të vendit të dytë ne Superlige, synon të mbyll kalimin në finale që në ndeshjen e parë që do të zhvillojë në Laç përball kurbinasve.

Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen ditën e mërkurë, Laçi-Kukësi në orën 14:00 dhe Skënderbeu-Flamurtari në Korçë në orën 17:00. Ndeshjet e kthimit te turit gjysmëfinal do të jenë më 18 prill.

Top Channel