Gjiknuri: Tiranë-Durrës do rindërtim nga e para, këtë vit i riveshim asfalt

03/04/2018 14:09

Autostrada Tiranë-Durrës do një rindërtim nga e para, u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, me një kosto rreth 20-30 milionë euro.

Gjatë konferencës për mediat, ku foli për tarifën e rrugës Durrës- Kukës, ai përmendi autostradën në fjalë si shembull i qartë degradimi.

“Shembull i qartë degradimi është rruga Tiranë- Durrës për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjes në kohë dhe sot jemi në fazën që do gati një rindërtim nga e para. Ne kemi marrë masat të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milionë euro minimalisht. Realisht kjo është çdo të thotë degradimi i një aseti dhe lënia pas dore. Vetëm për riveshjen do të harxhojmë me projektin e detajuar nga BB, janë 11 milionë euro që do ta mbajmë për disa vjet në parametra normale. Imagjino të bësh ndërhyrje në trupin e rrugës, një rrugë e ndërtuar keq që praktikisht ka degraduar”, tha Gjiknuri.

Ai tha më tej se “nevoja për mirëmbajtje prek dhe rrugë të reja për shkak të fenomeneve të paparashikuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA