Ish futbollisti i njohur i Dinamos dhe Kombëtares shqiptare, Andrea Marko ishte i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’, në Top Channel.

Ai zbuloi një detaj mjaft interesant në lidhje me një ish shko skuadre të tij, Vasillaq Zërin.

Teksa fliste për shumë emra të futbollit, që përfituan nga transfertat jashtë Shqipërisë për t’u arratisur, Marko kujtoi se në atë periudhë kishte edhe një interes konkret për Vasillaq Zërin.

Tashmë 65-vjeçar, Vasillaq Zëri ka luajtur si sulmues me skuadrën e Dinamos, gjatë periudhës 1974-1983, por edhe me Kombëtaren në periudhën 1976-1982.

Vasillaq Zëri, poshtë, i dyti nga e majta

Top Channel