Të gjithë ‘të çmendur’ për Zidane, pak para dhe shumë duartrokitje, Franca është në këmbët e tij 30/09 12:00
Real Madrid pothuajse ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Champions League, pas fitores 3-0 në Torino ndaj Juventusit.
Cristiano Ronaldo me dy gola (njëri prej të cilëve spektakolar) dhe një asist për Marcelon ishte njeriu i ndeshjes, ndërsa Dybala, për të cilin Allegri kishte thënë se do të zhvillonte një ndeshje të madhe, u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në pjesën e dytë.
Ndërkohë, Bayern Munchen arriti një fitore shumë të rëndësishme në shtëpinë e Sevilla, duke fituar 2-1 në “Sanchez Pizjuan”. Vendasit kaluan në avantazh me Sarabian, por bavarezët përmbysën gjithçka me Navas (autogol) dhe Thiago Alcantara.
Top Channel