Buffon i sinqertë: Reali dukshëm më i fortë, Ronaldo është mahnitës

03/04/2018 23:28

Portieri dhe kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon ka mbetur mjaft i zhgënjyer për humbjen e sotme ndaj Realit të Madridit, ndërsa ka pranuar se kualifikimi është thuajse i pamundur.

“Na vjen shumë keq, pasi është thuajse e pamundur të kualifikohemi. Na duhet të pranojmë se kundërshtarë të caktuar, janë thjesht më të fortë se ne”, tha kapiteni i bardhezinjve.

Cristiano Ronaldo ishte sërish vendimtar për Realin, ndërsa Buffon thuri elozhe ndaj portugezit, duke e renditur mes ajkës së këtij sporti.

“Edhe sot Ronaldo tregoi se është një lojtar i pabesueshëm, i jashtëzakonshëm, në nivelin e Pelesë, Maradonës dhe Messit, lojtarë që vendosin bindshëm në titujt e fituar nga skuadrat e tyre. Sot nuk gaboi Juventusi, por kur luan me skuadra të këtij niveli, janë pikërisht kundërshtarët që t’i imponojnë gabimet”, deklaroi Buffon.

Top Channel