Berat/ Pranga 53-vjeçarit, iu gjet armë pa leje

03/04/2018 09:32

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i 53-vjeçari Xh.S.

Mësohet se arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij iu gjet 1 automatik model 56 dhe 2 krëhra me 47 fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.

Top Channel