24/05 15:52
Në një intervistë për Canal+, Samuel Umtiti ka hedhur sinjale kërcënuese ndaj drejtuesve të Barcelonës.
“Kam oferta të ndryshme. Me Barcelonën ndërkohë kam filluar bisedimet për rinovimin”, ka deklaruar mbrojtësi francez, duke sinjalizuar se nëse nuk plotësohen kushtet e tij ai mund të largohet këtë verë nga klubi spanjoll.
60 milionë euro është shuma e parashikuar në kontratën e Umtiti, shumë të cilën jo pak klube do t’i paguanin për mbrojtësin 24-vjeçar.
Top Channel