Elinel është bërë sërish pjesë e klasifikimit të “The Top List” me projektin e tij më të ri muzikor, “Lambo”. E publikuar vetëm një javë më parë, reperi i dashur i publikut shqiptar i është rikthyer sërish muzikës hip hop, duke qenë se me disa projekte muzikore, ai erdhi paska ndryshe sa i përket zhanrit muzikor.
Edhe pse u justifikua se Elinel nuk ka ndryshuar stilin muzikor, por i është përshtatur paksa tregut, këngëtari nuk ka nguruar dhe ka ardhur sërish me atë çfarë publiku e pëlqen më shumë.
Falë mbështetjes së fansave, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, që në javën e parë të publikimit. Me tekst të vetë reperit dhe me muzikë të shtëpisë diskografike “Cricket Music”, “Lambo” ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët nuk kanë reshtur së sugjeruari këtë këngë në topawards.top-channel.tv
Por Elinel ka qënë disa herë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, me bashkëpunime por edhe me këngë “solo”.
Si kënga që i ka rezistuar më gjatë klasifikimit ka qenë bashkëpunimi i tij me Besën, “Mos m’le me ra”, një këngë që u shndërrua menjëherë në një hit. Ky projekt muzikor ka qëndruar në listë për plot 32 javë.
Ndërsa si kënga më jetëshkurtër në listë ka qenë “Qmos”, projekti i tij muzikor i publikuar majin e vitit të kaluar. Me këtë këngë, Elinel ka qëndruar në listë vetëm 5 javë.
Por si do të ecë kënga e tij më re? Për sa kohë do të qëndrojë ajo në “The Top List”? Kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim për të kuptuar nëse fansave vërtet iu kishte munguar muzika e re nga reperi i tyre i preferuar.
Top Channel