Artistët të cilët sot gëzojnë një famë ndërkombëtare, dikur kanë qenë të panjohur.

Secili prej tyre ka pasur një fëmijëri të ngjashme me atë të fëmijëve të tjerë, e megjithatë fati u ka mundësuar një jetë ndryshe, duke i bërë ata personazhe në filma të ndryshme e për rrjedhojë i ka shndërruar në njerëzit më të famshëm e njëkohësisht më të pasur.

Por duket se disa nga këto personazhe, janë lodhur tashmë, dhe ka vendosur që ti përkushtohen fushave të tjera të jetës, apo kauzave apo shtresave vulnerabël, që sipas tyre kanë nevojë për ndihmë.

Kështu si ikona e Cher Horowitz në Clueless, Silverstone ka provuar se është një yll i vërtetë i kinemasë, pasi në karrierën e saj ka luajtur role në zhanre të ndryshëm të kinemasë.

Por ajo tashmë ka vendosur të heqë dorë nga kinemaja dhe të angazhohet në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, duke u bërë një zë i fuqishëm i tyre.

Topanga Lawrence e Boy Meets World, është gjithashtu një ndër emrat më të lakuar në kinema, e cila ka vendosur që të largohet nga kinemaja për pak kohë dhe ti përkushtohet familjes dhe partnerit të saj Cory Matthews.

Fanning mbetet një nga aktoret më të preferuar të botës, pasi me rolin e saj në ” I Am Sam”, ku ajo si aktorja më e re u nominua për SAG Award.

Kirsten Dunst është aktorja, e cila në karrierën e saj numëron mjaft role të rëndësishme, ndërsa në intervistën e saj të fundit zbuloi se do të ishte pjesë e triologjisë Spiderman dhe Melankolinë.

Në vitet e fundit, Dunst tha se ajo do të ishte edhe bashkë-regjizore në një film të ri.

Një tjetër aktore, e cila karrierën e saj e ka nisur që në fëmijëri, është Amanda Bynes, e cila sot është një aktore mjaft e suksesshme me një sërë rolesh në karrierën e saj.

Jennifer Aniston, protagonisja e serialit Friends, mbetet një nga thesaret e kinematografisë amerikanë. Në intervistat e dhëna nga aktorja, ajo ka zbuluar se aktrimi ka qenë dashuria e saj e parë dhe sot është mjaft e kënaqur për gjithçka që ka arritur.

Jennifer është një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood dhe duket se llogaria e saj bankare përgjatë 2017 ka arritur të kapë vlerën e 200 milionë dollarëve.

Artiste të tjera të famshme, të cilat numërojnë një sërë rolesh në karrierën e tyre të nisur që në fëmijëri janë; Taylor Sëift, Melissa Joan Hart, Anna Chlumsky, Michelle Trachtenberg, Mila Kunis, Christina Aguilera, Emma Watson, Bonnie Wright, Alyssa Milano, Tiffani Amber Thiessen, Abigail Breslin, Alexa Vega, Kristen Stewart, Jennifer Love-Hewitt, Macauley Culkin, etj.

FOTO GALERI
35/45

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA