Një Xhakë çmendi zviceranët me një supergol të shënuar këtë të hënë dhe “fatkeqësisht” për zviceranët, ai nuk ishte Graniti.

Taulant Xhaka është bërë protagonist në sfidën mes Young Boys dhe Bazelit, e zhvilluar këtë të hënë dhe të përfunduar në barazim 2-2.

Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

Xhaka mori një top nga rreth 30 metra dhe pasi e rregulloi, goditi nga distanca duke e dërguar në rrjetë. Mesfushori luajti gjatë gjithë 90-minutëshit të sfidës, ndërsa në minutën e 58’ u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA