Është nënë e katër fëmijëve e megjithatë asgjë nuk e pengon atë që të ruajë format fizike.

Bëhet fjalë për Danielle Lloyd, e cila këtë të dielë ka publikuar në rrjetet sociale foto në të cilat ekspozon linjat e saj, pas ardhjes në jetë të fëmijës së katërt shtatë muaj më parë.

Por një postim i tillë i saj është hasur me kritika të shumta, pasi sipas fansave humbja e saj në peshë në vetëm pak muaj nuk ka ardhur vetëm për shkak të dietave por edhe mekanizmave të tjerë, të cilat sipas tyre janë të papërballueshëm për dike që nuk zotëron pasurinë e saj.

Nëna e të katër fëmijëve, në postimin e saj vuri në dukje se një humbje e tillë në peshë ka ardhur pasi ajo kishte edhe një trajner personal i cili po e ndihmonte, por edhe dietave dhe produkteve të ndryshme kozmetike.

Shtatë muaj pas lindjes së fëmijës Ronnie, Danielle ka arritur të ulë disa kilogramë, por fansat janë inatosur nga fakti se nuk do të ishin në gjendje të menaxhonin këtë plan të sajin për shkak të shpenzimeve të larta.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA