Amazon dhe Google duna vërtetë të dijnë çdo lëvizje tuajën.

Një seri patentash të plotësuara nga këto kompani “përshkruajnë një sërë mundësish” se si altoparlantët e tyre mund të përdoren për të dëgjuar më mirë përdoruesit.

Ata sugjerojnë për pajisjet Google Home dhe Amazon Echo se mund të dinë gjithçka për gjendjen emocionale dhe mjekësore të përdoruesit, dhe të targetojë këshilla bazuar në këto të dhëna.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur është në rritje skandali i trajtimit të të dhënave private të 50 milionë përdoruesve të Facebook dhe Cambridge Analytica.

Aplikimi i Google për patentën thekson se si sinjalet audo dhe vizive mund të përdoren për të kuptuar më mirë gjendjen shpirtërore dhe mjekësore, sipas New York Times.

Pajisja dëgjon “volumin” e zërit të përdoruesit, të zbulojë shkallën e frymëmarrjes, të qarën. Madje të zbulojë dhe kollën apo tështimën e përdoruesit.

I njëjti aplikim për patentë tregon një paijsje që mund të njohë dhe një t-shirt të hedhur në tokë nga dollapi i përdoruesit me fytyrën e Will Smith. E më pas kjo kombinohet me një histori brouseri që tregon kërkime për z. Smith.

Kjo do i jepte mundësi Google-it të rekomandonte një film me këtë paraqitje: “Duket se ju pëlqeni Will Smith. Filmi i tij i ri po jepet në një kinema afër jush”.

Në një aplikim për një tjetër patentë, Google e përshkruan pajisjen se do të jepte këshilla për prindërit për “fushat e përmirësimit”, si përshembull të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre në mbrëmje.

“Kur fëmijët janë afër zonës së pijeve, apo janë vetëm në dhomën e gjumit të prindërve, sistemi mund të arrijë në përfundimin se çfarë mund të ndodhë”, vijon në përshkrimin e patentës.

Kur e zbulon një sjellje të keqe, pajisja e zgjuar mund të sugjerojë dënime të tipit, kufizim të përdorimit të celularit.

Edhe Amazon ka kërkuar një patentë që tregon se si një algoritëm zanor zëri mund të përdoret në pajisje të ndryshme për të analizuar audio në kohë reale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA