Një 41-vjeçare nga Kosova ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e së dielës, jo nga një agresor i jashtëm, por nga vet bashkëshorti i saj 48-vjeçar, brenda në shtëpi në Gjermani.

Ngjarja është regjistruar në banesën e çiftit në Winterlingen, në landin e Baden-Württembergut, ndërsa bashkëshorti vrasës me nënshtetësi serbe është arrestuar.

Nga hetimet paraprake raportohet se 41-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e të shoqit e ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, lëndime të lehta ka pësuar edhe vajza 17-vjeçare e çiftit, që ndodhej në banesë në atë moment.

Për të mësuar detaje të mëtejshme mbi rrethanat e këtij krimi brenda familjes do të duhen hetime të mëtejshme, ndërsa i dyshuari i arrestuar do të nxirret përpara gjykatës kompetente penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA