Pas fitores 3-1 ndaj Milanit, Juventusi do të përballet të martën në mbrëmje me Realin e Madridit.
Në Torino, bardhezinjtë do të kërkojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, për të harruar finalen e humbur në Kardif pikërisht ndaj madrilenëve, 10 muaj më parë.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka besim se lojtarët e tij do të paraqiten më mirë sesa në finalen e humbur që ende djeg.
“E kam parë disa herë atë ndeshje dhe mendoj se u dorëzuam psikologjikisht në pjesën e dytë. Do të jetë një mbrëmje e madhe, por nuk duhet ta shohim si hakmarrje. Kardifi duhet të na shërbejë si leksion”, tha Allegri në konferencën për shtyp.
Trajneri i Juves është i bindur se Dybala “do të zhvillojë një ndeshje fantastike”.
“Është mirë fizikisht dhe është shumë i qetë. Mjafton të shikosh ndeshjen kundër Milanit dhe golin që realizoi”, u shpreh Allegri.
Top Channel