Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar. Kanë qenë fqinjët e H. U që kanë lajmëruar policinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, dhe në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor.

Sipas policisë 52-vjeçari dyshohet se është vetëvarur në oborrin banesës së tij private, i cili jetonte i vetëm.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel