Një granatë dore shkaktoi panik mëngjesin e së hënës në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.

Pas alarmit, policia mbërriti në vendngjarje dhe forcat xheniere kryen shpërthimin e kontrolluar.

Granata është gjendur në afërsi të një banese, ku sipas dëshmive qëndronte prej tre ditësh.

Asgjësimi i granatës është bërë pa probleme, ndërkohë që policia po heton rrethanat e gjetjes së granatës pranë zonës së banuar. Por ende nuk ka një pistë të përcaktuar nëse e ka sjellë uji i vërshimeve të fundit apo është hedhur qëllimisht pranë banesave në lagjen “Kushtrimi”.

Top Channel