Kombëtarja U-19 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar ditën e diel grumbullimin e radhës në qytetin e Durrësit, në hotel “Tropikal” për të përgatitur ndeshjen e radhës miqësore, Shqipëria e femrave U-19 përballë Kosovës për femra U-19.

Miqësorja do të zhvillohet në datën 4 prill ora 12:00 në stadiumin “Loro Borici”, Shkodër. Trajneri i skuadrës përfaqësuese U-19 të femrave Dede ka grumbulluar plot 23 futbolliste të cilat do të jenë në vëzhgimin e tij dhe të stafit teknik gjate kësaj miqësoreje, për tu bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues të femrave për Shqipërinë U-19 dhe më pas në kombëtaren A.

Grupmosha e tyre është e datëlindjes 2000-2001-2002-2003, ku shumica e futbollisteve janë nga kampionati ynë.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e futbollisteve te grumbulluara:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA