Një zjarr ra mbrëmjen e së hënës, rreth ores 19:30, në një magazinë në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Banorët ishin të parët që u evakuuan menjëherë sapo kuptuan se ç’po ndodhte. Ata u ndihmuan edhe nga zjarrfikësit dhe policia që shkuan në vendngjarje.

Sipas policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, të cilat, duke parë përmasat e tij, pritet që të jenë të mëdha. Brenda magazinës ka pajisje elektroshtëpiake të cilat marrin flakë shpejt dhe kjo gjë e vështirëson punën e zjarrfikësve.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje rojet e godinës, banorët dhe dëshmitarët në vendngjarje për të zbardhur plotësisht shkaqet e rënies së zjarrit dhe rrethanat.

 

 

FOTO GALERI
14/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA