Në datë 6 prill do të dalë në tregun muzikor video më e re e këngëtares Elvana Gjata, në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, reper i famshëm në Amerikë.

Duke qenë se vetëm pak ditë na ndajnë nga publikimi i projektit të ri muzikor, Elvana Gjata çdo ditë surprizon fansat me publikimin e pjesëve të shkurtra nga klipi i saj.

Kënga e saj titullohet “Off guard”, një pjesë e së cilës është publikuar nga Elvana në rrjetin social Instagram, krah së cilës shkruan: “Thuajse erdhi…”Off Guard” në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, do të dalë në 6 prill. Kaq e emocionuar që e gjithë bota do ta dëgjojë”.

Top Channel