U bë pjesë e një skandali vitin e kaluar, pasi u kap me një tjetër femër, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.
Si për të rregulluar marrëdhënien e tij të krisur me bashkëshorten, Wayne Rooney, ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë, aktualisht pjesë e Everton, ka shpenzuar 100 mijë paund, për t’ia bërë të paharrueshëm bashkëshortes së tij 32-vjetorin e lindjes.
Edhe pse për shkak të angazhimeve të tij me skuadrën e Everton, Rooney nuk mund ta shoqërojë bashkëshorten e tij në këtë ditëlindje të saj, është kujdesur, duke shpenzuar 100 mijë paund, që Coleen dhe 4 fëmijët e tyre të udhëtojnë në Dubai, në pushime tejet luksoze.
Situata tashmë mes çiftit duket se është krejtësisht tjetër nga ajo e vitit të kaluar.
Top Channel