Skandali me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq është thelluar gjatë fundjavës, me përplasjet mes krerëve të institucioneve të shtetit, por edhe me tensionim te raporteve me shtetin turk.

Rasti, që ka shkaktuar një valë reagimesh brenda vendit, ka nxjerrë në pah këndvështrime të ndryshme mes kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, shkruajne mediat vendase. Ndersa Haradinaj, i cili pretendon se nuk ka qenë i njoftuar për aksionin që rezultoi me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq, ka marrë vendim për shkarkim të zyrtarëve përgjegjës – ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, presidenti Thaçi e ka hezituar ne shkarkimin e kreut të AKI-së.

Në një konferencë për shtyp, Thaçi ka thënë se paraprakisht duhet të hetohet përgjegjësia dhe më pas të merren masat, ndërsa nga përgjegjësia nuk ka përjashtuar as Haradinajn.

Paralelisht me përplasjen në distancë mes Haradinajt dhe Thaçit, situata është rënduar edhe më shumë pas një deklarate të presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdgoan, i cili me tone kërcënuese ka kritikuar kryeministrin Haradinaj për shkarkimin e dy zyrtarëve që ndihmuan në deportimin e shtetasve turq, të cilët regjimi i Erdoganit i kërkon si pjesëtarë të organizatës së klerikut Fetullah Gylen.Nderkaq, kreu i shtetit turk ka falenderuar presidentin Hashim Thaçi.

Top Channel