Deportimi “gylenistëve”, opozita kosovare kërkon hetim

02/04/2018 09:52

Opozita kosovare kërkon Komision Hetimor për deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova. Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe grupi i deputetëve të pavarur të ndarë prej saj janë bërë bashkë duke kërkuar madje dhe një seancë të jashtëzakonshme për incidentin më të rëndë të ndodhur në Kosovën e pasluftës.

Opozita në Kosovë kërkon krijimin e Komisionit Hetimor për rastin e shtetasve turq, dëbimin e të cilëve e konsideron të gabuar.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur, kanë nisur me këtë pikësynim procedurat e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ajo është kërkuar të mbahet të martën nën argumentin e “shkeljes se Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës”. “Rezultat i kësaj seance, -tha për Radio Evropa e Lirë deputeti i Alternatives, Ilir Deda,- duhet të jetë pajtimi i të gjitha partive politike që të krijohet një Komisioni hetimor parlamentar, i cili të identifikojë shkelësit në rrugë institucionale.

Nisma Socialdemokrate kërkon hetim parlamentar mbi çështjen e bujshme pasi sipas saj “transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë veprim është minimumi i asaj që duhet të kryhet urgjentisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA