Anthony Joshua e ka çuar boksin në një tjetër nivel me ndeshjet e tij në stadiumet e futbollit. Pjesëmarrje masive e denjë për finalen e një kupe bote dhe përfshirja e të gjitha shtresave.

Me numrat e fundit boksieri britanik ka vendosur të tjera limite pasi, numëroi 250 mijë spektatorë në vetëm 3 ndeshje të zhvilluara në harkun e 11 muajve. Fitorja e fundit ndaj Jozef Parker ishte disi e mërzitshme, pasi të gjithë prisnin  një knock-out, por u detyruan të kënaqen me suksesin me pikë të boksierit ishullor. Por kjo nuk ia heq aspak shkëlqimin një gjiganti të superpaguar që jeton ende me mamanë e tij.

Kjo është skuadra e Anthony Joshua. Pikërisht kjo skuadër ka tashmë një objektiv të ri në radarin e saj, pasi duhet të bindë promotorët e Deontay Wilder, që të firmosin një përballje mes dy protagonistëve të ringut. Firma vlen 100 milionë Paund dhe sipas mediave britanike, negociatat janë në rrugë të mbarë.

Trajneri Rob McCracken i ka dhënë 9 pikë nga 10 të mundshme boksierit të tij për fitoren e fundit, një sukses i kulturuar, i zakonshëm, por gjithsesi që vlen një tjetër brez prestigjioz, në pritje të sfidës me Deontay Wilder.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA