Pavarësisht deklaratave të Rummenigges, se Bayern Munchen nuk do ta lejojë Lewandowskin të shkojë te Reali i Madridit, lëvizjet dhe vendosmëria e futbollistit për të veshur fanellën e skuadrës “merengues” ka bërë që te bavarezët të nisin kërkimet për zëvendësuesin e tij, në mënyrë që të mos gjenden të papërgatitur.
Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, sulmuesi ideal për të marrë vendin e Lewandowskit te kampionët e Gjermanisë është Alvaro Morata.
Sipas “The Guardian”, trajneri aktual i Chelseat, Antonio Conte nuk po i krijon shumë hapësira sulmuesit spanjoll dhe e sheh me sy të mirë mundësinë e kalimit të tij te klubi bavarez.
Por, Bayerni ka edhe një çështje për të zgjidhur. Atë të James Rodriguezit, kartonin e të cilit klubi bavarez ka vendosur që ta blejë përfundimisht nga Reali i Madridit. Operacioni do t’u kushtojë bavarezëve 55 milionë euro, që do të thotë se të dyja klubet duhet të nisin bisedimet dhe të gjejnë një marrëveshje në lidhje me këtë transferim.
Top Channel