Pluhur, çokollatë e vaj hashashi drejt Italisë, 6 në pranga në Vlorë

01/04/2018 18:22

Policia e Vlorës ka sekuestruar 640 kilogramë hashashë në formë pluhuri, çokollate dhe vaji hashashi dhe ka prangosur gjashtë persona që po përpiqeshin ta trafikonin atë në Itali.

Në operacionin e koduar “Sea” morën pjesë 40 forca policie dhe veç drogës u sekuestruan gjithashtu edhe pesë automjete dhe një gomone.

Grupi i parë i personave prej tre vetash përbëhej nga shtetasit Mario Brahimi, 24 vjeç, Berdo Rruçaj, 34 vjeç, Halil Kushta, 24 vjeç, që të gjithë banues në Orikum. Policia thotë se ata u arrestuan në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman duke transportuar në automjete lëndën narkotike.

Më pas, Petraq Selamaj, 40 vjeç, Aleks Duraj, 35 vjeç dhe Erjon Belaj 28 vjeç, që të gjithë banues në Vlorë u kapën në ishullin e Sazanit me mjetin lundrues gomone, me të cilin do të kryhej trafikimi i drogës.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA