Partizani “zhyt” Kamzën në ujëra të ftohta, Luftëtari drejt Europës

01/04/2018 16:08

Partizani fitoi 0-1 ndaj Kamzës në një ndeshje e cila i dha vendin e tretë në renditje, e përkohësisht me të shtoi edhe mundësitë për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Sfida në periferinë e kryeqytetit u vendos nga një gol i brazilianit Kardozo, i cili gjeti shpejt ritmin pas hyrjes në fushë, duke tundur rrjetën e Kamzës.

Pas kësaj humbjeje, Kamza tani zbret në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria, dhe do të luftojë së bashku me Vllazninë dhe Teutën.

Në ndeshjen tjetër Luftëtari fitoi me lehtësi 2-0 ndaj Lushnjes me nga një gol për çdo pjesë. Dy nga sulmuesit më të mirë të Superiores dhe lojtarët më të lakmuar në merkato, Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu shënuan për ekipin gjirokastrit.

Rrjeta e dytë në qytetin e gurtë ishte një inkursion i bukur i Bregut, që meritoi edhe dedikimin special të sulmuesit të Luftëtarit.

Top Channel