Kapen 750 kg hashash në Orikum, sekuestrohen një furgon e një gomone

01/04/2018 14:33
Foto ilustruese

Policia e Vlorës dhe ajo Kufitare kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme hashashi në Orikum.

Sipas burimeve, mendohet se policia ka gjetur 30 pako me nga 25 kg secila, (750 kg), e ka sekuestruar edhe një furgon e një gomone.

Për momentin Policia e Vlorës nuk jep ende të dhëna të tjera për këtë operacion.

Top Channel