Një ndeshje taktike, e në shumë minuta e mërzitshme, i zhgënjeu pritshmëritë e 78 mijë tifozëve në “Principality Stadium” të Kardifit, e me shumë gjasa edhe miliona spektatorët anembanë globit nga ekrani i vogël.
Të gjithë shpresonin se Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të ngrinin përballjen në lartësinë e një titulli botëror. Britaniku fitoi me një vendim unanim të gjyqtarëve, por sfida nuk pati shkëlqim dhe nuk justifikoi çmimin e lartë të biletave.
Anthony Joshua ishte në shumicën e kohës në pozicion sulmues, por rivali i tij nga Zelanda e Re iu shmang me stil, duke evituar “knock out”-in, që kampioni i trefishtë kishte marrë gjithmonë në 20 ndeshjet e kaluara.
Joseph Parker kishte vënë në diskutim brezin e tij “WBO”, por ndeshja e 25 në elitën e boksit konfirmoi limitet e tij, një luftëtar i qëndrueshëm, por me mungesë goditjesh spektakolare.
E majta fatale e Anthony Joshua funksionoi, por Parker arriti në njëfarë mënyre të limitonte dëmet, duke evituar rrëzimin. Në fundin e sfidës së Kardifit, 3 arbitrat dhanë 8 deri në 10 pikë secili, më shumë për gjigantin britanik. Joshua shtoi në “palmaresin” e artë të tij edhe brezin e katërt, në fundin e një ndeshjeje të mërzitshme.
Top Channel