Alarm fals pas Pallatit të Kongreseve, valixhja nuk kishte lëndë shpërthyese

01/04/2018 17:55

Një valixhe e braktisur në zonën pas Pallatit të Kongreseve në Tiranë ka përhapur panik në zonë.

Policia, e sinjalizuar nga qytetarët ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë vendosjen e një perimetri sigurie deri në përcaktimin se çfarë kishte brenda saj.

Në vendngjarje mbërritën edhe forcat xheniere dhe e gjithë zona përreth u kontrollua nga qentë anti-eksploziv.

Pas shpërthimit të kontrolluar rezultoi se alarmi ishte fals dhe se brenda valixhes nuk kishte lëndë shpërthyese.

 

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA