Presidenti i Kosovës ka dalë një deklaratë për mediat ditën e sotme në lidhje me deportimin e 6 shtetasve turq, duke u shprehur se deportim të shtetasve të huaj ka pasur edhe në të kaluarën duke respektuar procedurat në fuqi.

Thaçi tha se turqit e deportuar kanë kryer krime në Kosovë. “Në prani të partnerëve ndërkombëtarë kemi pranuar një raport nga AKI-ja që në mënyrë të detajuar sqaron pse është kërkuar arrestimi i tyre. Sipas këtij raporti, arrestimi dhe deportimit i tyre ka të bëjë me veprimtarinë e tyre të paligjshme dhe të rrezikshme në Kosovë. Ata kanë rrezikuar sigurinë kombëtare. Sipas AKI-së, raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën”, ka thënë Thaçi.

Fjalimi i Presidentit Thaçi:

Kosova është shtet demokratik i zhvilluar me standardet më të larta demokratike që respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriut pavarësisht përkatësisë etnike apo bindjeve politike ose ideologjike.

Unë si president i Kosovës jam i zhgënjyer për shkak se institucionet relevante për arsye që mbeten të sqarohen edhe më tej këto parime lidhur me shtetasit e turqve të vendit tonë, unë jam i informuar lidhur me rastin dhe rrethanat që është kryer deportimi gjashtë shtetasve.

Deri më tani kam pranuar një raport të hollësishëm që është dëgjuar nga edhe nga kryeministri kryeparlamentari dhe liderëve të tjerë, nga AKI që në mënyrë të detajuar sqaron se arsye dhe proceudura që ka vepruar për anulimin e lejen qëndrimin respektivisht për kërkesën që ka të bëjë me veprimin e tyre të paligjshëm në Kosovë, pra arsye e vetëm është rrezikimi i sgurisë.

Deportim të shtetasve të huaj ka pasur edhe në të kaluarën duke respektuar procedurat në fuqi, procedurat duhet të sqarohen nga AKI dhe MPB dhe nëse ka pasur shkelje atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari. Unë jam në dijeni se organet shtetërore janë duke hetuar këtë rast dhe po e presin përfundimin e tyre. Turqit e deportuar kanë kryer krime në Kosovë.

Edhe avokati i popullit ka filluar hetimet të pavarura ne duhet të kemi kujdes se si sillemi me organet që janë përgjegjëse për sigurinë

Kjo çështje është ndër më problematike të shteteve të botës, aktivitetet terrorirste bëhen në forma më të sotisfikuara të mundshme.

Top Channel