Fitore e lehtë për Interin në pasditen përpara ‘Pashkëve’: Icardi dy herë dhe Perisic i japin fiton që afron me vendin e tretë zikaltrit.

Në San Siro sfida Inter-Verona përfundoi 3-0, me zikaltrit që e gjetën golin me kapitenin Icardi vetem 38 sekonda pas startit. Në minutën e 18 Perisic me një numër individual bëri 2-0. Kapiteni u thirr në apel në minutën e 49 për folin e tretë, ndërsa Interi me këtë fitore shkon në 58 pikë, 2 më pak se Roma e vendit të tretë.

Lazio arriti një rezultat tenistik me Beneventon, por më parë ju desh të përmbyste rezultatin 1-2, edhe pse miqtë që nga minuta e 9 luajtën me 10 lojtarë. Immobile shënoi dy gola, ndërsa nga nje Caicedo, Lucas Leiva, Luis Alberto dhe De Vriij.

Torino realizoi një poker golash në transfertë ndaj Kaljarit, ndërkohë që Atalanta mundi 2-0 Udinezen. Po 2-0 fitoi dhe Fiorentina Krotonen, ndërsa Xhenoa e Spal ndanë nga 1 pikë në barazimin 1-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA