24/05 15:52
Karim Benzema ndoshta është duke kaluar pjesën më të vështirë të karrierës së tij te Reali i Madridit.
I gjendur në një situatë të tillë, francezi është i detyruar të mendojë për të ardhmen e tij dhe ofertat nuk mungojnë.
Madje këtë herë, ato vijnë nga Azia e largët. Bëhet fjalë për një skuadër nga Super League kineze.
Edhe pse emri i skuadrës nuk bëhet i ditur, “Don Balon” në Spanjë shkruan se bëhet fjalë për një ofertë prej 80 milionë eurosh. Një shifër e konsiderueshme, e cila pritet të merret në konsideratë.
Megjithatë, është ende herët për të vendosur dhe për të mësuar destinacionin e ardhshëm të sulmuesit na duhet të presim të paktën merkaton e verës.
Top Channel