Leonora Jakupi përlotet përballë nënës që humbi fëmijët në luftë

31/03/2018 23:00

Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për nënë Ferdonijen. Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.

Leonora këndoi himnin e saj “A vritet pafajsia”, një këngë e cila i dedikohet babait të saj dhe të gjithë shqiptarëve, të cilët humbën jetën në luftën e Kososvës. Leonora u shpreh që kjo këngë ka qenë motivi i vetëm që ajo kishte filluar të këndonte përsëri.

Ajo ishte e prekur gjatë gjithë kohës që u tregua historia dhe shpërtheu në lot kur u takua me nënë Ferdonijen.

Këngëtarja tha: “Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qenë një nënë e fortë edhe vazhdon të jesh e tillë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të marr këshilla prej teje. A mundem me qenë unë çika jote?”

Nënë Ferdonija iu përgjigj që ajo mundej të ishte vajza e saj dhe falenderoi të gjithë ata njerëz që e kishin mbështetur.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA