Korrespondenti i Top Channel në Rrugën e Kombit, ku u zhvillua protesta për taksën e vendusur për kalimin në këtë aks, raporton se situata tashmë është normalizuar.

Gazetari Eni Ferhati thotë se protestuesit janë larguar drejt qytetit të Kukësit, ndërsa policia po punon për normalizimin e qarkullimit në këtë aks, ku radha është vërtetë e gjatë dhe shkon deri në 10 km.

Protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së taksës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë, nëse do të rivendosen sërish në funksion.

Top Channel