Kukësi mundi Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 2-1 për të konsoliduar vendin e dytë dhe për ta çuar në 12 pikë diferencën me Skënderbeun kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë të ndeshjes. Kamara kaloi Flamurtarin në avantazh, por Kukësi përmbysi gjithçka. Guri barazoi rezultatin për verilindorët, ndërkohë që Ebipi i dha fitoren skuadrës së Pakult që konsolidon vendin e dytë.

Ditën e diel do të luhen edhe dy ndeshjet e mbetura të kësaj jave; Kamza-Partizani dhe Luftëtari-Lushnja.

Top Channel