Heynckes blindon Lewandowskin: Në dy vite do arrijë 220 gola me Bayernin

31/03/2018 08:51

Edhe pse për mediat spanjolle, polaku i Bayern Munchen është gjithnjë e më pranë Realit të Madridit, te skuadra gjermane nuk mendojnë kështu.

Në prag të ndeshjes kundër Dortmundit, Jupp Heynckes blindon Lewandowskin.

“Nuk më takon mua të them se cili është vendimi i lojtarit, por di që mediat spanjolle kanë burime të besueshme, por shesh ndodh që edhe të gabojnë. Lewa nuk më ka dhënë ndjesinë që do të largohet nga Bayern.

Dhe për ta konfirmuar më tej këtë, Heynckes tha se lojtari do të kalojë shifrën e 220 golave në 2 apo 3 vitet e ardhshme.

“Në 2 apo 3 vitet e ardhshme, ai do të kalojë 220 golat që unë kam shënuar në Bundesligë. Aktualisht, ai është në shifrën e 170 golave”, ka thënë Jupp Heynckes.

Top Channel