Duket sikur trendi ka ndryshuar, pasi vitet e fundit kemi parë figura të njohura të publikojnë foto në qytete të ndryshme evropiane.

Transformimi i Tiranës ka bërë që ky trend të ndryshojë dhe të shohim fotot e tyre në rrugë apo sheshe të kryeqytetit.

Një nga të fundit është këngëtarja Elvana Gjata e cila duke postuar foto në Instagram me motrën e saj, nuk heziton të shprehë emocionet e qytetit ku u rrit.,

‘Për fat të keq nuk bëj më shëtitje në qytetin tim. Hera fundit ka qenë rreth 10 vite më parë, edhe pse jetoj këtu. Të shoh qytetin tim duke ecur është një ndjenjë kaq e bukur! Mu mbushën sytë me lot për kohën kur nuk kisha përgjegjësi, por vetëm detyra shpie’, shkruan Elvana e cila i bën tag motrës Migena Gjata.

Dy bukuroshet shfaqen me syze dielli dhe të veshura plot stil duke shëtitur në Tiranë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel