Në mes të debatit që ka përfshirë Kosovën, mbi arrestimin dhe dëbimin e 6 shtetasve turq, punonjës të qendrës ‘Gylistan’, me aktivitet në fushën e arsimit, ka reaguar edhe Human Rights Watch.
Organizata për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut, ka akuzuar se autoritetet kosovare kanë shkelur haptazi të drejtat e njeriut, me vendimin për dëminin e këtyre shtetasve.
Organizata bën thirrje për një hetim tërësor të ngjarjes, nga ana e autoriteteve shtetërore kosovare, pasi e cilëson shumë të dyshimtë arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.
“Vendimi i Kosovës për të arrestuar dhe deportuar 6 shtetas turq tregon për mospërfillje të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ky veprim është shumë i dyshimtë dhe për më tepër 6 burra u dërguan në një vend ku do të përballen me një rrezik serioz të torturimit. Kërkojmë një hetim tërësot nga ana e autoriteteve shtetërore për këtë akt, që bie ndesh me respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e HRW.
Top Channel