A janë dëbuar “gylenistët”? EULEX kontrollon Aeroportin e Prishtinës

31/03/2018 08:21

Policia e EULEX-it i është përgjigjur kërkesës së familjeve të 6 shtetasve turq të arrestuar një ditë më parë, të cilët pohonin se janë duke u mbajtur ende në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Por mësohet se gjatë kontrollit në aeroport, policia nuk ka gjetur asnjë nga personat. Të arrestuarit ishin drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit; Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

Ekstradimi i tyre erdhi pasi të njëjtit janë në “listën e zezë” të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Top Channel