Gjiganti i shitjeve me pakicë, “Alibaba” ka nënshkruar një marrëveshje për tregtimin e automjeteve elektrike të prodhuara nga Fordi në Kinë. Kompania planifikon të përdorë një “makineri shitjeje masive” në mënyrë që të lehtësojë shitjet.

Klientët do të mund të skanojnë automjetin për të cilin janë të interesuar, duke përdorur aplikacionin e “shopping”-ut “Taobao”, të krijuar nga vet “Alibaba”. Më pas, ata mund të zgjedhin ngjyrën, të fusin disa informacione themelore e, mbi të gjitha, të bëjnë edhe një “selfie”.

Duket si për të qeshur, por “selfie” do të përdoret për të identifikuar individin, kur të mbërrijë pikërisht në makinerinë pa drejtues të shitjes. Këtu do të hyjë në punë teknologjia e njohjes së fytyrës për të konfirmuar lidhjen mes personit dhe porosisë së bërë prej tij, e menjëherë më pas automjeti i kërkuar prej tij do të dalë nga “magazina”.

Në këtë pikë, klientët do të kenë 3 ditë në dispozicion për të testuar automjetin, për të vendosur më pas nëse do ta kryejnë blerjen apo jo. Nëse vendosin të shkojnë më tej me procesin e blerjes, atyre do t’iu duhet një aplikacion “smartphone” për të bërë pagesën, ose për të rakorduar kthimin e automjetit apo për të regjistruar një tjetër testim.

Të ndalemi këtu te periudha e testimeve. Klientëve iu është kufizuar në vetëm 5 periudha kohore maksimumi, çdo dy muaj, për t’u siguruar në këtë mënyrë se sistemi teknologjik nuk do të shfrytëzohet si një shërbim për “dhënie falas” automjeti.

E në fund, por jo më pak e rëndësishme, klientët duhet të jenë të kualifikuar si “Alibaba Super Member”, që do të thotë të jesh klient “VIP”, apo me abonim me pagesë në “Alibaba”, e të kenë arritur një farë niveli të caktuar në shërbimin e vlerësimit të besueshmërisë, në këtë kompani.

Kjo nuk është hera e parë që shohim një “shitës automjetesh të automatizuar”, e sigurisht nuk është hera e parë që “Alibaba” ka arritur të shesë automjete. Gjithsesi, pesha e këtij lloji të ri shërbimi nënkupton se shitja e automjeteve mund të bëhet në një shkallë shumë më të madhe.

China now has a giant car vending machine

But it’s only for those with high credit ratings. Read more: https://wef.ch/2J1s9me

Posted by World Economic Forum on Wednesday, March 28, 2018

“Alibaba” ka hapur dy mjedise të tilla që prej janarit të këtij viti, njëra në Shanghai, ndërsa tjetra në Nanjing. E duke supozuar se këto do të jenë të suksesshme, kompania shpreson që të hapë edhe dhjetëra të tjera anembanë Kinës përgjatë këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA