Një violiniste që na bëri për vete me zërin e saj të veçantë. Patris u prezantua në Audicionet e Fshehura me një këngë mjaft të veçantë, ‘When I was your man’. Kjo zgjedhje rezultoi e duhura, pasi arriti të bënte trajnerët të ktheheshin për të dhe të fillonin një ‘luftë’ për ta fituar në skuadrat e tyre.

Në Beteja Patris u vu nga trajnerët përballë Meit dhe Kejsit me këngën ‘Sugar’. Patris fitoi Betejën për të vazhduar aventurën e saj të ëmbël në ‘The Voice Kids’ me Netët Live.

Kënga e përzgjedhur për Patris ishte ‘I put a spell on you’. Interpretimi i saj krijoi një atmosferë magjepsëse në teatrin e ‘The Voice Kids’.

Top Channel