Mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve nga Gjykata, FSHF sqaron arsyen

30/03/2018 17:26

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar edhe arsyet e mospranimit të rezultateve të zgjedhjeve të Asamblesë së institucionit më të rëndësishëm futbollistik, ku Armand Duka u rikonfirmua me një mandat të pestë.

FSHF sqaron se Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF, po se ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumenteve shtesë që ka kërkuar gjykata.

“Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion”, theksohet në reagimin e FSHF.

Njoftimi i plotë i FSHF
FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me rregjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të rregjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do t’i vihen në dispozicion.

Top Channel