Krizën në marëdhënien e tij me Cheryl, Liam Payne, e ka pranuar publikisht, e pikërisht për këtë arsye ai gjithashtu u shpreh se do të bëjë gjithçka për ta shpëtuar atë.

Gjatë intervistës dhënë disa ditë më parë, Liam u shpreh se ka menduar që së bashku me Cheryl, të kalojnë disa ditë pushimi në Dubai në mënyrë që të rikuperojnë kohën e humbur.

Por pas këtyre deklaratave, në media janë publikuar disa foto, në të cilat këngëtari shfaqet me balerinën Chloe Ferns, teksa shijonte një mbrëmje në lokaet e Dubait.

Lidhur me këto foto, këngëtari nuk ka bërë asnjë deklaratë, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë reagimi i partneres së tij.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel