Kosovë, amerikanët duan transparencë. Takohen Thaçi, Haradinaj, Pacolli e Limaj

30/03/2018 14:55

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie reagoi ndaj ndalimit të shtetasve turq, drejtues dhe profesorë të Kolegjeve “Mehmet Akif” dhe deportimit të tyre nga Kosova, në mënyrë misterioze.

Delawie bëri të ditur se po i ndjek nga afër zhvillimet. Ai shkroi në “Twitter” duke thënë se transparenca dhe angazhimi ndaj procesit dhe sundimi i ligjit janë jetike.

Episodi dhe reagimet e ashpra të lindura prej tij mblodhën më herët në një takim jozyrtar Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Behgjet Pacollin e Fatmir Limajn.

Thaçi mësohet të jetë larguar i pari nga takimi i mbajtur në një restorant në periferi të Prishtinës. Edhe pse ai pretendon të kundërtën, ka zëra që thonë se largimi i shtetasve turq ka ardhur me urdhër të presidentit.

Në Kosovë, sipas medieve vendase, janë edhe rreth 200 të ashtuquajtur “gylenistë” të kërkuar nga Turqia.

Top Channel