02/11 23:20
Pas divës së muzikës, Rihanna, duket se një tjetër vajzë ka rënë pre e dhunës së rreperit amerikan Chris Brown.
Pak ditë më parë në media janë shfaqur disa foto të rreperit, i cili shfaqet me duart rreth fytit të një vajzë.
Menjëherë pas publikimit të fotove, ka reaguar rreperi i cili theksoi se gjërat nuk janë ashtu siç duken në foto, pasi sipas tij ai dhe vajza thjesht po luanin.
Në rrjetin social Instagram, Chris ka publikuar një status ku shkruan: “Faleminderit për publicitetin që më keni bërë. Ju të gjithë e dini se unë se kam bërë këtë. Nuk ka nevojë që të mbroj veten. Personat që janë aty janë miqtë e mi. Fundi i diskutimit.”
Top Channel