Mediat e huaja pasi kanë uruar këngëtaren, kanë publikuar foto që nga fillimet e saj në karrierë në moshën 16-vjeçare.

Celine Dion ka lindur në Kanada, ndërkohë që në fillimet e saj ajo ishte adoleshentja me kaçurrela, trup të hollë dhe zë të mahnitshëm.

Këngëtarja, e cila e filloi në karrierën e saj muzikore në vitin 1990, kohët e fundit anuloi tri javë datat e koncertit të saj në Las Vegas për shkak të shëndetit jo të mirë.

Në faqen zyrtare të Facebook të Celine, një deklaratë theksonte se gjendja, e njohur si Patulous Eustachian, shkakton “parregullsi dëgjimi” dhe e bën “jashtëzakonisht të vështirë këndimin”.

Sëmundja e Celine bëri që ajo të anulonte shfaqjet e saj nga 27 mars deri më 18 prill, por ajo pritet të kthehet në skenë në muajin maj.

Në deklaratë, Celine kërkoi falje fansave të saj për anulimin e shfaqjeve, duke thënë se “fati” nuk ka qenë i mirë: “Fati im nuk ka qenë shumë i mirë kohët e fundit…Unë doja shumë të realizoja koncertet, por sërish një gjë e tillë nuk ndodhi. Unë kërkoj falje për të gjithë ata që planifikuan të udhëtonin në Las Vegas për të parë shfaqjen time. E di sa zhgënjyese është kjo, dhe më vjen keq “.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA