Komisioni i posaçëm i organizmit më të lartë të futbollit botëror, FIFA caktoi 99 gjyqtarët të kompeticionit që do të zhvillohet në Rusi.
FIFA ka përcaktuar edhe listën përfundimtare të 36 arbitrave kryesorë që do të drejtojnë 64 ndeshjet e fazës finale të kampionatit të ardhshëm botëror, kompeticion që do të startojë më datë 14 qershor në Rusi. Ku bie në sy shpërndarja e zakonshme gjeografike, që përkon edhe me moton e FIFA-s për masivizimin e sportit më të dashur në planet, anembanë globit.
99 gjyqtarët e caktuar përfaqësojnë 46 shtete dhe janë përzgjedhur nga plot 53 treshe arbitrash, të cilët u përgatitën dhe testuan për një periudhë 3-vjeçare. FIFA organizoi seminare të vazhdueshme dhe arbitrat kaluan përgjatë një procesi përgatitor, ku u vlerësuan aftësitë individuale e personaliteti, si dhe aftësia e çdonjërit prej tyre për t’u përshtatur me taktikat e veçanta që përdorin skuadrat apo dhe leximin e situatave të ndryshme të lojës.
Evropa spikat me numrin më të madh të arbitrave, 10 janë gjyqtarë kryesorë ndërsa 20 është numri i asistentëve nga Kontinenti i Vjetër. Ndër emrat më të rëndësishëm nga Evropa është gjermani Felix Brych, që drejtoi finalen e edicionit të kaluar në Champions League ndërmjet Realit të Madridit e Juventusit dhe ka eksperiencë edhe në botërorin brazilian si dhe në kampionatin e fundit evropian Francë 2016.
Lista e 36 gjyqtarëve kryesorë të ‘Rusi 2018’:
1-Felix BRYCH
2-Cüneyt CAKIR
3-Sergey KARASEV
4-Bjorn KUIPERS
5-Szymon MARCINIAK
6-Antonio Miguel MATEU LAHOZ
7-Milorad MAZIC
8-Gianluca ROCCHI
9-Damir SKOMINA
10-Clement TURPIN
11-Julio BASCUÑAN
12-Enrique CACERES
13-Andres CUNHA
14-Nestor PITANA
15-Sandro RICCI
16-Wilmar ROLDAN
17-Joel AGUILAR
19-Jair MARRUFO
20-Ricardo MONTERO
21-John PITTI
22-Cesar Arturo RAMOS PALAZUELOS
23-Fahad AL MIRDASI
24-Alireza FAGHANI
25-Ravshan IRMATOV
26-Mohammed Abdulla MOHAMED
27-Ryuji SATO
28-Nawaf Abdulla SHUKRALLA
29-Mehdi ABID CHAREF
30-Malang DIEDHIOU
31-Bakary Papa
32-Ghead GRISHA
33-Janny SIKAZWE
34-Weyesa Bamlak
35-Matthew CONGER
36-Norbert HAUATA
Top Channel