Pak aplikime në bujqësi, nga 330 mijë fermerë kërkuan fonde më pak se 2%

29/03/2018 13:04

Ashtu siç e bëri të ditur më herët dhe kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët e Librazhdit se do të shtyhet me një muaj afati për masat e investimeve në agroturizëm. Ky afat shtyhet deri më 27 prill.

Nga data 28 shkurt deri në datën 28 mars kanë aplikuar 5852 fermerë për 52 masat e investimeve dhe mbështetjes direkte në bujqësi dhe blegtori. Vihet re një rritje prej mbi 20% e numrit të aplikuesëve në krahasim me vitet e kaluara, edhe falë thjeshtimit të gjithë burokracisë të nevojshme për të aplikuar. Fermerët sivjet kanë mundur të aplikojnë me 0 dokumenta dhe asnjë kosto në 36 pika asistence në të gjithë vendin kundrejt një dosje prej rreth 13 dokumentash që u është dashur të aplikojnë deri në vitin 2017.

Kjo është një masë per te garantuar te gjithe aplikantet potencial qe kane shprehur interes per masat e investimeve, të përfundojnë procesin e aplikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA