Nostalgji, Pelé publikon “leckën” e shqelmuar për herë të parë

29/03/2018 16:41

Legjenda e gjallë e futbollit brazilian, Pelè nuk e fsheh kurrë dëshirën për të ndarë diçka nga e kaluara e magjishme e tij.

Sot 77-vjeçar, ai që shkroi historinë e Brazilin në arenën botërore ka publikuar në profilin e tij në “Twitter” një top, nëse mund të quhet i tillë një lëmsh lecke, me të cilit thotë se ka luajtur në ndeshjen e tij të parë të karrierës.

Topi është i një modeli që, siç mund ta vini re, duket vite dritë larg atyre me të cilët jemi mësuar të shohim futbollin modern, por edhe larg atyre të epokës kur luante ai, që ishin topa lëkure.

“Ky është topi im i parë që kam shqelmuar në jetën time. Me të kam luajtur ndeshjen time të parë. Kështu që ju ftoj të vazhdoni të besoni se gjithçka është e mundshme”, ka shkruar “O Rey”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA